zoom

Bota

Turqia kërcënon Greqinë: Nëse vazhdon kështu, marrëdhëniet tona do të destabilizohen

Nëse provokimet greke vazhdojnë, atëherë procesi diplomatik do të destabilizohet”. Acarohet akoma më shumë raporti mes Turqisë dhe Greqisë.

Zëdhënësi i Presidentit turk Erdogan, Omer Çelik duke iu referuar “ngacmimit” të pretenduar të anijes “Cesme” nga avionët grekë F-16-të, tha se veprime të tilla nuk ishin aspak të mira.

Për fat të keq, çdo herë ka një axhendë pozitive në marrëdhëniet Turqi-BE, shfaqet një situatë e tillë“.

Më tej, ai tha se Turqia po përpiqet të forcojë kanalet e saj diplomatike dhe kërkoi nga Greqia të përmbahet nga veprime të tilla, “të cilat janë një përpjekje për të komplikuar më tej situatën”.

Çështja është ta bëjmë Egjeun një det të paqes. Nuk ka nevojë për tension të panevojshëm, ndërsa ekziston mundësia e gjetjes së një zgjidhjeje. Turqia nuk heq dorë nga atdheu i kaltër

Omer Celik kishte një thirrje të drejtpërdrejtë për kryeministrin grek Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm Dendias që të përdorin “një gjuhë të shëndetshme“.