E premte, 27 Maj, 2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Bota

Turqi/ Rritet prodhimi i pijeve alkoolike vdekjeprurëse

23/02/2021
in Bota
0
Turqi/ Rritet prodhimi i pijeve alkoolike vdekjeprurëse
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Që kur qeveria rriti taksën e alkoolit në Turqi po shtohet prodhimi i pijeve alkoolike të falsifikuara. Pijet të tilla kanë shkaktuar edhe vdekje.

Gati njëqind vetë kanë vdekur brenda tre muajsh prej alkoolit të falsifikuar në Turqi, ku prodhimi i pijeve alkoolike të falsifikuara po shtohet që kur qeveria rriti taksën e alkoolit.

Edhe e reja Derya Altan ra viktimë e pijeve alkoolike të falsifikuara. Babai i saj Shabani kujton ditën kur ajo vdiq: “Ajo u takua me disa miq dhe njëri prej tyre kishte blerë alkool. Ishte alkool i paligjshëm, i falsifikuar. Kur filloi të ndihej keq ditën tjetër, shkoi në spitalin lokal. Nga atje e çuan në klinikën më të afërt universitare, ku e mbajtën shtatë ditë në reanimacion. Por nuk mundën ta shpëtonin “.

Türkei Alkoholpreise Reportage Vuslat Özdemirhan

Tani policia turke i ka shtuar bastisjet në distileritë e paligjshme. Biznesi i pijeve alkoolike në Turqi është shumë fitimprurës, kur tani alkooli legal është më i shtrenjtë se në shumicën e vendeve evropiane.

Humbje për kulturën kulinarike të Turqisë

Çmimi i një shisheje raki është dyfishuar nga viti i kaluar dhe tani kushton rreth 18 euro. Rritja e taksave i ka shndërruar pijet alkoolike në një artikull luksi. Disa thonë se kjo i nxit klientët të konsumojnë pije alkoolike të falsifikuara

“Ata që e shohin pirjen e alkoolit si mëkat duan që njerëzit që duan të pinë të paguajnë një çmim të lartë. Por qytetarët nuk po e paguajnë atë çmim vetëm me para, por gjithnjë e më shpesh edhe me jetën e tyre.” – thotë politikani opozitar Ali Seker.

Të tjerë kanë frikë se me shtrenjtimin e taksave për pijet alkoolike mund të humbasë një pjesë të kulturës kulinarike të Turqisë.

Türkei Alkoholpreise Reportage Borak Kocoglu

“Skocezët kanë uiskin e tyre, francezët verë, grekët kanë uzon dhe këtu në Turqi ne kemi rakinë. Ajo është pjesë e kulturës sonë që e njeh gjithë bota. Nëse disa njerëz duan ta heqin qafe këtë pasuri kulturore, ku është e mira e kësaj?” – thotë pronari i një bari.

Për Shaban Altanin pirja e alkoolit nuk është mëkat. Ai i quan tregtarët e pamëshirshëm të pijeve të falsifikuara përgjegjës për vdekjen e së bijës. “Ajo ishte një e re e lumtur, gjithmonë e gatshme për të qeshur dhe kishte mjaft të njohur. Më shumë se 100 të rinj erdhën në varrimin e saj, miq dhe të njohur. Unë mendoj se nëse çmimet e alkoolit do të ishin më të ulta, ajo nuk do të vdiste.” – thotë Shabani./DW/


Të lidhura

ShareTweetSend

Të lidhura

Pas ftesës së Vuçiç, Abazoviç konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Ballkanit të Hapur
Bota

Pas ftesës së Vuçiç, Abazoviç konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Ballkanit të Hapur

26/05/2022
“Më detyruan të ulesha në gjunjë dhe të thoja lutjen”, dëshmia e ukrainasit që i shpëtoi rusëve
Bota

“Më detyruan të ulesha në gjunjë dhe të thoja lutjen”, dëshmia e ukrainasit që i shpëtoi rusëve

26/05/2022
Tensionohen marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë, Athina ankohet në OKB
Bota

Tensionohen marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë, Athina ankohet në OKB

26/05/2022
Putin telefonatë me Draghi: Hiqni sanksionet dhe zhbllokojmë sasinë e grurit
Bota

Putin telefonatë me Draghi: Hiqni sanksionet dhe zhbllokojmë sasinë e grurit

26/05/2022
Peruja tronditet nga tërmeti i fuqishëm
Bota

Peruja tronditet nga tërmeti i fuqishëm

26/05/2022
Po me Shqipërinë? Media italiane zbulon planin sekret të Britanisë: Do rrëmbejë Ukrainën
Bota

Po me Shqipërinë? Media italiane zbulon planin sekret të Britanisë: Do rrëmbejë Ukrainën

26/05/2022
Lajm i rradhës
Trajtimi i ujgurëve nga Kina, reagon Kanadaja: Gjenocid

Trajtimi i ujgurëve nga Kina, reagon Kanadaja: Gjenocid














Të fundit

Aktualitet

Kredia për shtëpi arriti rekord të ri në tremujorin e parë të vitit

27/05/2022
Ide

Arsimi po kthehet në sëmundjen më të rëndë të kombit

27/05/2022
Aktualitet

U nisën në drejtim të Karaburunit, turistët francezë humbin në Vlorë

27/05/2022
Lifestyle

‘Është e rëndësishme të jeni të fokusuar…’ horoskopi për ditën e sotme

27/05/2022
Aktualitet

VIDEO/Aksident te Pazari i Ri në Tiranë, makina kthehet përmbys

27/05/2022
Lifestyle

“Takimet tërhiq, por mos e këput janë një tërheqje e luftës ndaj emocioneve”

26/05/2022
Aktualitet

Emri, ja kush është personi që mbeti i plagosur nga zjarri që ra në një banesë në Tiranë

26/05/2022
Showbizz

Mori tre puthje nga holandezët gjatë raportimit, Gazetarja: Nuk dija çfarë të thoja

26/05/2022
Bota

Pas ftesës së Vuçiç, Abazoviç konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Ballkanit të Hapur

26/05/2022
Aktualitet

Një i plagosur nga zjarri në banesë, policia del me njoftim zyrtar: Ja çfarë ka ndodhur

26/05/2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In