Aplikacion
Në dhjetor 2021 numri i shqiptarëve që dalin nga Shqipëria është rritur me 59 % ndërsa gjatë gjithë vitit 2021 numri i shqiptarve të dalë nga Shqipëria është mbi 4 milion, duke u rritur me 44,2 % në krahasuar me vitin e mëparshëm sipas INSTAT.
Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë vitit 2021 është mbi 5 milion duke u rritur me 2,1 herë, në krahasim me vitin 2020. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në vitin 2021, është rritur me 44,2 %, krahasuar me vitin e mëparshëm.
Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar, në muajin Dhjetor 2021, është 667.432 dhe krahasuar me Dhjetor 2020, ky tregues rezulton me rritje 50,7 %. Në Dhjetor 2021, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 267.409, krahasuar me Dhjetor 2020, ky numër është rritur me 47,9 %.
Gjatë vitit 2021, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 4,6 herë, Spanja me 4,5 herë dhe SHBA me 3,9 herë, krahasuar me vitin 2020.
Ekzekutimi i Gentjan Bejtjes/ Dëshmitari jordanez rrëfen dinamikën e ngjarjes: Pashë…