zoom

Të gjitha

Tuna bëhet nënë për herë të dytë, zbulohet emri dhe gjinia e fëmijës

Tuna Sejdiu është bërë nënë për herë të dytë. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në një postimi në Instagram ku ka publikuar disa foto nga momenti kur bebi ka ardhur në jetë.

“Luta Zotin të më sjellë në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”.

Ky lajm ka surprizuar jo pak persona pasi këngëtarja e ka mbajtur të fshehtë përgjatë gjithë kësaj kohe.

Kohët e fundit, ajo ka qenë në qendër të mediave rozë, pasi po përflitet për ndarje me instrumentistin Patris Berisha.
Ditë më parë, këngëtarja vendosi të thyejë heshtjen me disa postime në rrjetin social, Facebook, si një përgjigje për ish-partnerin e aj.

Në qendër të këtyre postimeve, ishin tiparet e narcistëve që mesa duket Tuna hedhi kunja dhe ia “veshi” Patrisit.

“Narcistët, jetojnë gënjeshtër, gënjejnë në vazhdimësi, përqendrohen tek gënjeshtrat, frymojën gënjeshtra. Janë të fiksuar, të thyer, imoral, të vdekur brenda, njerëz që nuk mund dhe nuk do jetë asnjëherë të sinqertë, pavarësisht kë e lëndojnë, edhe nëse është fëmijë”, shkruhet në postimin e parë të këngëtares.

Këngëtarja e mbylli serinë e postimeve duke theksuar se narcistët janë hipokritë.

“Të gjithë narcistët janë hipokritë. Ata pretendojnë të ketë moral dhe vlera, gjëra që si posedojnë. Prapa dyerve të mbyllura, ata gënjejnë, fyejnë, kritikojnë, dhe abuzojnë. Ata bëjnë dhe thonë çkado që duan por si guxon t’iu thuash mbrapsht apo t’i kritikosh. Ata kanë një rend të rregullave për të tjerët por nuk ndjekin asnjë për vete dhe nuk praktikojnë asgjë të asaj që predikojnë”.