zoom

Bota

Trump këshillon Biden-in: Mos bjer në gjumë gjatë takimit, përshëndete ngrohtësisht Putin-in nga ana ime

Ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka dhënë një këshillë pasuesit të tij Joe Biden për takimin në Gjenevë më Vladimir Putin.

Në një deklaratë, Trump i uron Bidenit fat në takim teksa e këshillon që mos bjerë në gjumë gjatë ballafaqimit me Putin-in.

Po ashtu ai kërkon t’i pêrcjellë Putinit përshëndetjen e tij të ngrohtë.

“Fat i mbarë për Biden në marrëdhëniet me Presidentin Putin – mos bini në gjumë gjatë takimit dhe ju lutemi jepni konsideratën time më të ngrohtë!”- tha Trump në një deklaratë.