zoom

Bota

Trump: Biden e turpëroi Amerikën me Afganistanin. Të japë dorëheqjen

Ish-Presidenti amerikan, Donald Trump i ka kërkuar presidentit aktual Joe Biden të japë dorëheqjen, si pasojë e asaj që po ndodh pas tërheqjes së trupave amerikane në Afganistan.

“Koha që Joe Biden të japë dorëheqjen në turp për atë që ka lejuar t’i ndodhë Afganistanit, së bashku me rritjen e jashtëzakonshme të COVID, katastrofën e kufirit, shkatërrimin e pavarësisë energjetike dhe ekonominë tonë të gjymtuar. Nuk duhet të jetë një punë e madhe, sepse ai nuk u zgjodh në mënyrë legjitime në radhë të parë!”- deklaroi Trump.

Po ashtu ish-presidenti tha se do të shënohet si një nga humbjet më të mëdha në historinë amerikane.

”Ajo që Joe Biden ka bërë me Afganistanin është legjendare. Do të shënohet si një nga humbjet më të mëdha në historinë amerikane!”- shton ai.

Edhe vetë Trump gjatë kohës kur ishte President ka qenë i kritikuar për qasjen ndaj Afganistanit. Në shkurt të vitit 2020 ai pranoi një marrëveshje me talebanët që sot kanë marrë kontrollin e vendit dhe pritet të formojnë qeverinë e re.