zoom

Aktualitet

Tronditet Tirana! Vritet një person në Don Bosko, autorët ia mbathin drejt Laprakës

Një përplasje fizike mes disa të rinjve do të përfundonte me një bilanc të tmerrshem, pak minuta më parë në zonën e Don Boskos, Tiranë.

Një person humbi jetën, e ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Zoom.al mëson nga informacionet paraprake se ngjarja në fjalë ka patur të përfshirë 7 persona. Autorët janë larguar me shpejtësi me një makinë “Benz” drejt Laprakës. Ende nuk ka asnjë njoftim rreth identifikimit apo edhe më tej, arrestimit të tyre.