zoom

Slider

Tronditet Paris SG, super ylli i ekipit do të humbas ndeshjen në Champions ndaj Bayern

Kylian Mbappe pësoi të mërkurën mbrëma një dëmtim në ndeshjen kundër Montpellier, të cilën PSG e fitoi 3-1.

Francezi, i cili humbi një penallti në minutën e 10 të ndeshjes u detyrua të largohej nga fusha pas 21 minutash lojë.

Sot Paris Saint-Germain ka konfirmuar se sulmuesi francez do të mungojë rreth tre javë.

Kjo nënkupton se Mbappe do t’i mungojë PSG-së në ndeshjen e parë ndaj Bayern Munich në fazën e 1/8 në Champions League më 14 shkurt.

Gjithashtu ai do të humbas edhe pesë ndeshje të kampionit francez. Megjithatë, ylli i sulmit do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit në Gjermani ndaj Bayernit që zhvillohet më 8 mars. /zoom.al/