zoom

Bota

Tronditet opinioni në Greqi! Piloti pranon krimin që trazoi vendin, rrëfen vrasjen e gruas: Më tha se do të më linte

Piloti 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos është arrestuar nga policia greke pasi ka pranuar vrasjen e gruas së tij, 20-vjeçares britanike Caroline.

Mediat greke raportojnë se piloti ka rrëfyer vrasjen brutale, shkruan Protothema.

Ai rrëfeu pas më shumë se tetë orësh pyetje se kishte vrarë gruan. Informacioni në dispozicion të policisë ishte i tillë që nuk mund ta përgënjeshtronte.

Sipas informacionit të parë, piloti 32-vjeçar pretendon se gruaja e tij i tha se ishte e vendosur ta merrte fëmijën dhe ta linte.

Ngjarja e rëndë ka shokuar opinionin publik. Policia arriti të zbulojë se 32-vjeçari është vrasësi i Caroline. Provat u bazuan kryesisht nga analiza me ndihmën e teknologjisë e të dhënave të celularëve të çiftit dhe ora biometrike e viktimës.

Për shkak të këtyre provave autoritetet përshpejtuar punën në 24 orët e fundit. Burri i Caroline, u mor me urgjencë nga Alonissos i shoqëruar nga oficerë policie për t’u paraqitur në polici.