Aplikacion
Fjolla pretendon se një person me iniciale D.K, nga Shijaku. Ky postim i Fjollës rikthen edhe njëherë në vëmendje zhdukjen e Ervis Martinajt dhe nga shumë pikëpyetje se çfarë ka ndodhur me të.
“Ky është personi që bashkë me këlyshët e Ramushit, e dinë se ku e kanë çuar Ervis Martinajn dhe ca i kanë bërë. Edhe mua ca më kanë bërë deri më sot. Këta i dua në burg”, shkruan Fjolla.
Madje, Fjolla në postimet e saj ka hedhur edhe një foto nga një videoklip muzikor i saj, ndërsa shkruan se në dorë mban një orë të Ervis Martinajt.
“Kjo është ora e Vis Martinajt në dorën time, ma ka dhënë në klip. Këta e dinë çfarë kanë bërë me të dhe tani me mua dhe fëmijën tim çfarë duan të bëjnë”, shprehet këngëtarja.
Nuk dihet nëse këto deklarata të Morinës janë të vërteta apo thjesht aludime. Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin. Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe policia ka kryer disa kontrolle në kërkim të tij në qytete të ndryshme, operacione të cilat janë mbajtur diskrete.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet