zoom

Aktualitet

Tritoli ndaj biznesit në Vlorë, arrestohet autori

Policia e Vlorës arrestoi këtë të mërkurë autorin, që vendosi tritol në një biznes në Lungomare.

Ngjarja ndodj të dielën dhe si pasojë e shpërthimit u shkaktuan dëme të mëdha materiale, pasi gjithë orenditë brenda lokalit dhe xhamat u thyen.

Për këtë ngjarje, policia vuri në pranga 37-vjeçarin me inicialet B. M..

Lokali ishte në pronësi të Bledar Birçajt.

Ky i fundit u ekzekutua me breshëri plumbash në 10 maj të vitit 2021 në makinën e tij në zonën e quajtur Bishti i Kalldrëmit.

Lokali ka qënë me qira, dhe është marrë sërish nga pronarët (vëllezërit e Bledarit) të cilët kanë pak kohë që e kanë vënë në punë.

Postime të lidhura