zoom

Aktualitet

Tritol te dyqani në Lushnje, pronari Arjan Aliço – “ushtar” i Aldo Bares

Arjan Aliço është pronari i ambientit që shërbente më parë si dyqan, ku iu vendos gjatë natës sasi lëndë plasëse.

Aliço njihet si ‘ushtari’ i Aldo Bares apo anëtar i grupit të tij pasi më 2009 u arrestua si pjesëtari i fundit i ‘’Bandës së Lushnjes’’.

Atëhere Aliço akuzohej për “pjesemarrje ne organizate kriminale”, “kryerje e veprave penale nga organizata kriminale”, “vjedhje me dhune” dhe “dhunim te varreve”.

Në 2016 ai u arrestua sërish bashkë me djalin etij pasi plagosën një 36-vjeçar. Më pas Aliços në vitin 2018 iu qëllua me breshëri plumbash banesa. Nga të shtënat nuk pati të lënduar edhe pse në banesë ndodheshin dy gratë e familjes.