Aplikacion
Objektivi ishte një agjenci funerale, teksa nuk u regjistruan viktima apo të lënduar, por vetëm dëme materiale. Lënda plasëse ishte vendosur në derën e subjektit që kujdeset për procesionet mortore.
Shpërthimi sipas policisë vendore u dëgjua rreth orës 03:20, kurse agjencia është në pronësi të F.F., i cili gjithashtu po merret në pyetje për dyshimet që ka.
Persona të paidentifikuar dyshohet se janë afruar të maskuar duke vendosur tritolin dhe më pas janë larguar me shpejtësi.
Pista e parë e hetimit mbetet ajo e konkurrencës, teksa Policia ndodhet në vendngjarje për shoqërime, mbledhje provash dhe dëshmish, si dhe ndjekjen dhe kapjen e autorëve të krimit.
“Rreth orës 03:20, në lagjen “Skenderbeg”, në derën e një agjencie funerale në pronësi të shtetases F. F., është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve,”- thuhet në njoftimin zyrtar paraprak të policisë./ Zoom.al