Aplikacion
Këta të fundit sipas Shehut, kanë shkelur ligjin disa herë kryesisht për mos vënien në dispozicion të hapësirave publike subjekteve politike për reklamimin e posterave elektoralë brenda afatt që përcakton ligji.
Vec kësaj Shehu pretendon edhe disa shkelje të tjera që sipas tij bien ndesh me nenet e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.
Pjesë e dosjes voluminoze që dorëzoi sot Shehu, kanë qenë edhe drejtues të institucioneve të ndryshme publike të cilët i akuzon se ushtrojnë presion ndaj punonjësve të administratës me qëllim diktimin e votës dhe orjentimin e saj në favor të partisë në pushtet.
Pjesmarrja hapur e këtyre drejtuesve institucionesh në orarin e punës, shprehet Shehu, është një tjetër shkelje që u rëndon atyre dhe për të cilën do të mbajnë përgjegjësi penale.
Tritan Sheu ka thene me tej se fakte dhe prova konkrete janë dorëzuar sot duke i kapur në flagrancë në shkelje drejtuesit që akuzohen. Zoti Shehu nuk bëri publike emrat e drejtuesve të institucioneve por garantoi se ato do të bëhen pulike fill pasi të depozitohen në organin e akuzës.
Kushtetuesja rrëzon opozitën për Butrintin: Shtetit ruan pronësinë dhe administrimin indirekt