Aplikacion
Një përdorues i TikTok, i cili e ka fshirë llogarinë e tij, mori shumë reagime pasi postoi një video të tij duke hyrë në një shtëpi i paftuar, me një grup miqsh.
Videoja fillon me 3 persona që flasin para kamerës, duke thënë: le të hyjmë në një shtëpi të rastësishme dhe të shohim si shkon”.
3 djemtë futen në një portë dhe injorojnë komplet një grua që thërriste: ku po shkoni?!
Pavarësisht se gruaja bërtiste, ‘Më falni çfarë po bëni?’, adoleshentët kalojnë brenda ndërsa gruaja i thërret me nervozizëm personit tjetër brenda shtëpisë.
Të rinjtë hyjnë në sallon dhe imitojnë zërin e gruas duke thirrje bashkëshortin e saj.
Vetëm pasi zotëria u lutet duke thënë “Kam fëmijë dhe janë trembur”, ata largohen.
Kjo nuk është hera e parë që grupi poston video duke hyrë në prona të ndryshme në Londër.
Në të kaluarën, ata kanë postuar video duke hyrë në shtëpinë e një familjeje hebreje, ndërsa kanë synuar edhe shkollat dhe zonat e ndaluara të supermarketeve.
They’re LUCKY this isn’t in the US
Or James would’ve said: pic.twitter.com/8KgkETWDob
— Jay D. Cartere (@JayCartere) May 17, 2023