Aplikacion
Me propozimin e kryeministrit Milojko Spajiç, deputetët kanë votuar për ndryshimin e përbërjes të qeverisë, e 44-ta e Malit të Zi.
Me hyrjen e partive të lartpërmendura, Qeveria në Malin e Zi tani do të ketë 32 anëtarë, duke u bërë kabineti më i madh në historinë e vendit. Ministrat shqiptarë dhe ata të komuniteteve të tjera kanë mbajtur pozicionet e tyre.
Nik Gjeloshaj do të jetë zv kryeministër për Politikat Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Fatmir Gjeka ministër për të Drejtat e Njeriut e minoriteteve dhe Marash Dukaj do të jetë ministër i Administratës Publike, raporton “Vijesti”.
Partia pro ruse do të ketë zëvendëspresidentin dhe do të drejtojë dy ministri, ndërsa partia boshnjake do ketë një zv president dhe pesë ministra.
Ministrat e rinj kanë marrë besimin e 53 deputetëve, ndërsa njëri ka abstenuar. Po ashtu, 54 deputetët e pranishëm në parlament kanë votuar pro shkarkimit të ish-ministrit të Drejtësisë, Andrej Miloviç. Në vend të tij, ministër është emëruar Bojan Bozoviç. /ZOOM.AL/