zoom

Aktualitet

Trajtimi i pacientëve të infektuar, hapet pavioni Covid në Elbasan

Pavioni Covid në qytetin e Elbasanit është hapur pasditen e sotme dhe do t’u shërbejë të gjithë pacientëve të infektuar me Covid-19.

Ky pavion është pozicionuar pranë Spitalit Rajonal të Elbasanit. Në këtë pavion do të marrin trajtim persona të infektuar jo vetëm nga Qarku i Elbasanit, por edhe nga rrethe te tjera të vendit, bazuar në nevojat e Ministrisë së Shëndetësisë deri në hapjen e pavioneve Covid edhe në rrethe të tjera.

Përpos 4 spitaleve Covid në Tiranë, me pavionin e dedikuar Covid në Spitalin Rajonal të Elbasani jemi zgjeruar me 3 spitale rajonale për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 35 raste të reja në Elbasan dhe aktualisht janë 918 raste aktive.