zoom

Aktualitet

Tragjike! Po shuante zjarrin në tokën e tij, humb jetën nga asfiksia 59-vjeçari në Kavajë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Sterbeg, Kryevidh të Kavajës.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se një 59-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë, teksa përpiqej të shuante një zjarr që kishte rënë në tokën e tij.

“Kavajë/Informacion paraprak. Rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Sterbeg, Kryevidh.

Dyshohet se duke tentuar të shuaj zjarrin në tokën e tij, është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë shtetasi R. P., 59 vjeç, banues në fshatin Sterbeg, Kryevidh, Kavajë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit,” bën me dije policia.