zoom

Aktualitet

Tragjike në Tiranë/ Ndërron jetë në urban një person

Një person ka humbur jetën në urbanin e linjës Qendër-Sanatorium, në Tiranë.

Urbani është ndaluar pranë “Rrugës së Elbasanit”, ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i viktimës.

“Rreth orës 13:00, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 65 vjeç, dyshohet se si pasojë e arrestit kardiak ka humbur jetën gjatë udhëtimit në një mjet autobuz”, njoftoi policia.

Ngjarja ka shkaktuar panik te të gjithë udhëtarët e tjerë që kanë qenë në urban, ndërkohë që ka tërhequr vëmendjen dhe të kalimtarëve të ndryshëm.