zoom

Slider

Tragjike! Ish-mesfushori i Celtic humb jetën në një aksident rrugor

Ish-mesfushori i Celtic, Landry Nguemo, ka vdekur pas një aksidenti me makinë në Kamerun.

Karriera e tij e gjatë filloi me skuadrën franceze Nancy dhe përfshinte periudha në futbollin turk e norvegjez.

Autoritetet e futbollit të Kamerunit konfirmuan sot se 38-vjeçari kishte humbur jetën në një aksident.

“Federata e Futbollit të Kamerunit sapo mësoi lajmin tragjik të vdekjes së Landry Nguemo në një aksident trafiku.

Nguemo, i cili ishte një lojtar kyç për kombëtaren e Kamerunit nga viti 2006 deri në 2014 dhe një ish-anëtar i Girondins de Bordeaux, do të mbahet mend për kontributin e tij në futboll.

FECAFOOT shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, miqve dhe gjithë komunitetit të futbollit”.

N’Guemo luajti më shumë se 40 herë nën drejtimin e Tony Mowbray dhe Neil Lennon si mesfushor mbrojtës gjatë sezonit 2009-10, duke bërë debutimin e tij konkurrues në ndeshjen kualifikuese të Champions League kundër Dynamo Moskës.

Celtic bëri homazhe për ish-lojtarin e tyre në faqen e tyre të internetit. “Të gjithë në Celtic Football Club janë të shokuar dhe të pikëlluar me lajmin e vdekjes së Landry N’Guemo në moshën e re 38-vjeçare”, thuhet në një deklaratë të klubit.

“Mendimet dhe lutjet e të gjithëve në Celtic Football Club janë me familjen dhe miqtë e Landry.”