zoom

Slider

Tragjedia në Kroaci/ Humbi nënën dhe motrën, te riun e shpëtoi një 16-vjeçar

Familja Binakaj është duke pritur trupat e pajetë të Valentina Binakajt dhe Erlinda Binakajt, që vdiqën ditë më parë në aksidentin që ndodhi në Kroaci.

Trupi i 45-vjeçares, Valentina Binakaj dhe i Erlinda Binakajt 18 vjeçe pritet që së shpejti të arrijnë në Kosovë, ku pastaj do të kryhen edhe procedurat e varrimit.

Njëri nga të mbijetuarit në aksident, Fatjon Binakaj ka folur për atë që ka ndodhur në një lidhje direkte për T7.

Ai ka thënë se jetën ia ka shpëtuar një djalë 16 vjeç që e ka nxjerrë nga autobusi.

“Mas 20 minutave që kemi fjet, kam ni piskamë, edhe ka ra autobusi. Një djal 16-vjeçar më ka shpëtu jetën, më ka nxjerrë prej autobusi, mas 20 minutave më ka ardh vetëdija”, thotë ai.

“Unë nuk kam marrë lëndime shqyqyr prej zotit, më kanë ba fotografime po mirë jam kanë”, shtoi ai.