zoom

Slider

Tragjedi në Tokyo 2020/ Atletja ndërron jetë nga goditja e çekiçit

Një ngjarje e trishtë ka përfshirë Lojërat Olimpike. Atletja 19-vjeçare kubaneze Alegna Osorio ka ndërruar jetë pas dëmtimeve të shumta që pësoi në kokë, pas një incidenti që pati gjatë stërvitjes, ku u godit në kokë nga topi i çelikut që përdoret në garë.

Osorio ka qenë një talente në këtë disiplinë sportive, e katërta në Olimpiadën për të rinj në vitin 2018 dhe medalje bronzi në Lojërat Panamerikane U-20 dy vite më parë në disiplinën e hedhjes së çekiçit.

Kjo ngjarje e rëndë ka bërë bujë edhe në Tokio, pasi atletja amerikane Gwen Berry e ka kujtuar kubanezen përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Organizatorët janë munduar ta minimizojnë këtë ngjarje.