zoom

Aktualitet

Tragjedi në Tiranë, 54-vjeçari bie nga ballkoni dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme ku rreth orës 23:30, në rrugën “Grigor Heba” ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte një 54 vjeçar i identifikuar si A. N, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Më datë 18.03.2021, rreth orës 23:30, në rrugën “Grigor Heba” ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte shtetasi A. N., 54 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e kryera dhe pyetja e dëshmitareve, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga bordura e katit të katërt.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.