zoom

Bota

Tragjedi në Indonezi. 11 nxënës mbyten në lum

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indonezi, ku 11 nxënës janë mbytur në lum dhe si pasojë kanë humbur jetën.

Policia njofton se 150 nxënës nga një shkollë e mesme islame po merrnin pjesë në pastrimin përgjatë brigjeve të lumit Cileueur kur 21 prej tyre ranë në ujë.

“Moti ishte i mirë dhe nuk pati përmbytje,” tha Deden Ridwansyah, shefi i Zyrës së Kërkimit dhe Shpëtimit në Bandung.

“Ata fëmijë u mbytën të kapur dorë për dore me njëri-tjetrin. Njëri prej tyre rrëshqiti dhe të tjerët e ndoqën,” tha Ridwansyah.

Banorët aty pranë dhe një ekip shpëtimi arritën të shpëtojnë 10 nga studentët, të cilët u dërguan në një spital aty pranë.

Studentët me sa duket nuk kishin veshur pajisje notimi. Disa raporte thanë se ata po përpiqeshin të kalonin lumin kur ranë brenda.