zoom

Aktualitet

Tragjedi në Berat! Shkrumbohen 3 shtëpi gjatë natës, ndërrojnë jetë babë e bir

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shkrumbuar tërësisht tre banesa gjatë natës në lagjen Muzakaj në Berat, ku si pasojë kanë humbur jetën babë e bir, Jovan dhe Mateo Vangjeli, 61 dhe 35 vjeç, të cilët ndodheshin në njërën prej shtëpive. Zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një ngrohëse.

Në njërën nga banesat e djegura kanë qenë babai dhe i biri, të cilët nuk kanë mundur t’u mbijetojnë flakëve. Banesa gjendej në kushte të vështira, në trajtën e një bodrumi dhe në momentin që është përfshirë nga flakët mendohet se ka rënë tavani.

“Gjatë natës, në banesën e shtetasit J.V., ka rënë zjarr, për pasojë zjarri është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur, të shtetasve R.S dhe P.N si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e shtetasit M.H në lagjen Muzakaj. Pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikës zjarri është vënë nën kontroll. Grupi hetimor është në vendgjarje ku po bënë kqyrjen e vendit të ngjarjes, nëse ka jetë njerëzish të humbura dhe për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit”, njofton policia.