zoom

Aktualitet

Trageti Durrës-Bari përplaset me një kolonë! Ndërpritet udhëtimi, qytetarët kthehen mbrapsht

Është pezulluar udhëtimi me traget i linjës Durrës-Bari, si pasojë e një incidenti.

Një udhëtar bën me dije për Zoom.al se trageti “Ventouries ferries” ka goditur një kolonë, ndaj është detyruar të ndërpresë ikjen për në vendin fqinj.

”Po shkonim për Itali, na kthyen mbrapsht. Ka defekt thanë”, tregon ai.