zoom

Stil

“Tradhtuan” Berishën për Veliajn, Stresi për Çiljetën dhe Andi Lilën:“Servila”

Shumë artistë të cilët prej vitesh ishin pozicionuar nga të djathtët, këtë fushatë u shfaqën krah kandidatit socialist për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliajt.

Dikur Çiljeta, Ermal Mamaqi dhe Andi Lila dilnin në krahë të Sali Berishës në fushata zgjedhore, por këtë vit ka qenë krejt ndryshe dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak reperit të njohur dhe demokratit, Stresi.

Në një nga faqet në rrjet Stresi ka komentuar dhe ka sulmuar hapur VIP-at që kanë dalë në mbështetje të Veliajt. Pa asnjë hezitim ai i ka quajtur Çiljetën dhe Andi Lilën si “më servilat”, duke theksuar se ka qenë vetë dëshmitar kur ata ishin kundër Edi Ramës.

“Çiljeta dhe Andi Lila sepse të dy i kam dëgjuar nga afër si e shanin Ramën dhe Veliajn kur ishin me ne, por njerëz të tillë ka plot kshu që s’na bën më përshtypje”, shkruan Stresi.

Ndërsa më tej ai ka siguruar fansat dhe mbështetësit e PD-së që do vazhdojë të jetë demokrat: Kam lind demokrat dhe ashtu do vdes.