Aplikacion
“Kemi kuptuar që shkojmë më mirë si miq dhe të tillë do të mbetemi. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin në punët, bizneset dhe projektet tona. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të secilit.Në shenjë respekti, komenti i vetëm që kemi për ju është faleminderit të gjithëve atyre që na kanë mbështetur me fjalët dhe mirësinë e tyre.”- është shprehur dyshja.
Përflitej se arsyeja e krisjes së marrëdhënies së tyre ishin dyshimet se Rodriguez e ka tradhëtuar këngëtaren me Madison LeCroy.
Burime për “E! News” thanë se ylli i muzikës nuk ka qenë e lumtur kohët e fundit pasi besimi i saj ishte thyer pas thashethemeve për tradhti.
“Kur besimi i saj prishet, nuk ka kthim prapa. Ajo ndihet mirë për vendimin e saj sepse e di që A-Rod do të jetë akoma në jetën e saj, thjesht në një mënyrë tjetër. Ai po respekton vendimin e saj, por shpreson shumë se ata do të kthen së bashku. Ai po bën gjithçka për ta bërë J.LO të lumtur”, tha burimi.
Kërcënoi Kanadanë me tarifa, Trudeau udhëton me avion privat në Mar-a-Lago, darkon me Trump