zoom

Politikë

Topalli shpall kandidatët, 10 emrat për garën elektorale në Tiranë

Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi, drejtues të dy partive të djathta kanë vendosur të garojnë të ndarë në zgjedhje.

Një ditë para skadimit të afatit për regjistrimin e koalicioneve, pika e vetme e cila bashkon dy ish-zyrtarët e Partisë Demokratike duket se janë kundërshtarët politik.

“Shqipëria nuk është e Ramës, e Metës, e Monës apo e Lulzimit. Ata mendojnë se janë të përjetshëm në pushtet, por gabojnë. Ata janë përgjegjësit kryesorë që në Shqipëri nuk ka më as shpresë dhe as një të djathtë reale. Ata janë përgjegjësit e një Shqipërie që vuan në stres e pasiguri. Vetëm tek ne ndodh që të mos ketë as qeverisje as opozitë. Madje më shumë demokratë ka jashtë PD-së”, tha Topalli.

Lëvizja për Ndryshim nuk priti afatet zyrtare të KQZ –së, por prezantoi e para 10-shen e kandidatëve për Tiranën. Emra të rinj, pa eksperiencë politike, kryesisht me formim jashtë vendi.

“Janë lista më e mirë e 3 dekadave. Janë profesionistë të nderuar, profesorë të zotë, mjekë të respektuar, të rinj e të reja të shkëlqyer të studjuar brenda apo jashtë vendit, me rezultate e arritje të shkëlqyera. Ata janë modeli i deputetit që kam ëndërruar të kishim në parlament”, tha ajo.

Në listën e Tiranës do të jetë edhe Jozefina Topalli, e cila ka vendosur të mos braktisë as Shkodrën, zonën që historikisht i ka dhënë mandatën e deputetes, kur ishte ne PD, ndërsa po mendon edhe Lezhën dhe Durrësin si opsion.

LISTA E LËVIZJES PËR NDRYSHIM PËR TIRANËN

Robert Çitozi, Profesor i Asociuar

Fleino Mozali, i diplomuar ne Universitetin e Padovës

Meri Lalaj, studimet e larta për mësuesi

Stela Jakova, Doktor i Shkencave Ekonomike

Lorenc Radovani , Profesor

Elida Hoxha, Dr. Shkencash dhe Prof. e Asociuar

Francesca Memia, studime te larta në Itali

Leke Negri, artist dhe pedagog

Arben Basha, mban titullin profesor

Joniz Osmanagaj, studime te larta në Itali

Polikron Pulluqi, Profesor Doktor ne fushën e mjekësisë

Daniela Kavaja, studime te larta ne Rome, “Sapienza”.