zoom

Politikë

Topalli ose Bregu, Nikoll Lesi “zbulon” kandidatet për rivale të Lulzim Bashës

Partia Demokratike ka thirrur sot dy mbledhje të njëpasnjëshme të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, ndërsa nuk pritet ndonjë zhvillim i paparashikuar.

Kreu demokrat Lulzim Basha pritet të ripërsërisë qëndrimet e tij lidhur me zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa nga deklarimet e deritanishme PD nuk njeh rezultatin duke akuzuar Qeverinë për manipulimin e procesit.

Në Kryesi, i vetmi që mund të shkaktojë debate, është Fatbardh Kadilli, i cili ka shpallur kandidaturën për kryetar i PD, por që nuk ka ndonjë peshë politike në strukturat e demokratëve.

Në Këshillin Kombëtar të PD janë disa emra që mund të krijojnë debate, duke kërkuar edhe dorëheqjen e Bashës, mes të cilëve edhe Bujar Nishani.

Koha Jonë me botues Nikoll Lesin, në një artikull të botuar në versionin online, shkrun “burime të rezervuara nga grupi antiBasha në PD po mendojnë të nxjerrin një kandidaturë rivale për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së, mandat që votohet në muajin korrik”.

“Humbja e PD-së në këto zgjedhje ka sjellë pështjellim në selinë blu. I pari e theu heshtjen Bujar Nishani, ish-president Republike dhe sot kryetar i Këshillit Kombëtar të PD. Ai kërkoi largimin e Lulzim Bashës, pasi sipas tij PD po qëndron në opozitë vetëm nga Lulzim Basha.

Edhe grupi IMAMI and co po mendon të nxjerrë një kandidaturë përballë Bashës me synimin, sipas tyre, përbashkimin e krejt demokratëve të këtyre 30 viteve dhe fitoren përballë Ramës.

Burime të rerzervuara thanë për KOHA JONE se janë dy kandidatura, që do përzgjidhet në një, përballë Lulzim Bashës. Do jenë Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu. Njera prej tyre do miratohet si kandidaturë e vetme përballë kryetarit aktual Basha.

Majlinda Bregu është figurë e lartë, pasi sot ajo punon si drejtore për Ballkanin Perëndimor në varësi të BE.

Po të njëjtat burime thanë se nuk është çudi që një prej anëtarëve të kryesisë së PD të dalë kandidat kundër Lulzim Bashës”, thuhet në artikull.