zoom

Politikë

Tjetërsimi i votave, reagon Celibashi: Shkelësit rrezikojnë deri në 7 vite burg

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka paralajmëruar të gjithë numëruesit dhe komisionerët të cilët përfshihen në tjetërsime votash.

Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve sjell në vëmendje se KQZ disponon pamje filmike të vlerësimit të çdo vote, të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet.

Postimi i plotë:

Cenimi i votës së çdo kandidati do të ketë si pasojë sanksion penal deri në 7 vite burgim, për këdo nga numëruesit apo komisionerët e përfshirë.
KQZ disponon pamjet filmike të vlerësimit të çdo votë, të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet.

Reagimi i komisionerit vjen në një kohë kur palë të ndryshme në qendra të numrit kanë bërë akuza për ndërhyrje të qëllimshme në fletëvotime për t’i kthyer ato në të pavlefshme.