zoom

Aktualitet

Tjetër plagosje në Tiranë/ 32-vjeçari godet me thikë gruan

Një 32-vjeçar plagosi me thikë gruan e tij këtë të mërkurë në Tiranë.

Pas një konflikti në çift, sipas policisë, i riu ka marrë thikën dhe ka goditur bashkëshorten, duke i shkaktuar prerje në trup.

Ngjarja ndodhi në Vorë dhe autori u arrestua nga policia. Ndërsa e plagosura u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ajo u plagos për motive xhelozie.

Kjo është plagosja e dytë që raportohet këtë të mërkurë nga policia në kryeqytet, pas asaj ku Mario Nela qëlloi me armë zjarri kushëririn e tij Ervin Nela, pas një konflikti për motive të dobëta.