zoom

Aktualitet

Tjetër aksident në minierat e Albchrome, plagoset një punëtor. Ja gjendja e tij

Aksidentet në minierat e kromit në Bulqizë janë të shpeshta, ku vetëm para pak ditësh humbi jetën një person.

Ditën e sotme ka ndodhur një aksident tjetër, ku fatmirësisht nuk ka pasur fatalitet.

Bëhet me dije se është lënduar shtetasi A.Gj. Miniera ku ka ndodhur aksidenti është e Albchrome.

Bulqizë/ informacion paraprak

Rreth orës 12.40,   duke punuar brenda në një miniere kromi në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar dhe për pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi A. Gj.,  i cili po transportohet për ndihmë mjekësor në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.