zoom

Slider

Tjetër aksident fatal, humb jetën një person në Thumanë

Një aksident fatal sapo ka ndodhur në segmentin e autostradës Mamurras – Fushë Krujë pranë Thumanës.

Viktima ende e paidentifikuar është perplasur nga një mjet, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje kane mberritur efektivet e policisë së qarkullimit rrugor. Ende nuk dihet rrethanat e plota të këtij aksidenti të rëndë.