zoom

Slider

Titullari i Partizanit pranë largimit, e presin në Maqedoni

Egzon Belica mund të thuhet se e ka mbyllur përfundimisht aventurën me Partizanin.

Pas shumë vitesh bashkëpunimi, të dy palët vendosën për ndarjen, pasi nuk kishte zgjidhje tjetër.

Por menjëherë pas këtyre zhvillimeve në kryeqytetin shqiptar, Belica nuk do të qëndrojë gjatë për të pritur ekipin e ri.

“Infosport” raporton se futbollisti në fjalë mund t’i bashkohet Shkëndijës së Tetovës.

Kuqezinjtë kanë lënë mbresa në Europë me paraqitjet e tyre dhe janë shumë pranë kualifikimit në fazën Play Off të Conference League pas atij barazimin që morën ndaj AIK në transfertë. /zoom.al/