zoom

Aktualitet

Titan Kalo nxjerr foto nga “zona e kuqe”: Aty ku nisi beteja me armikun e padukshëm

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka ndarë foto nga “vija e kuqe”, aty ku ndodhet prej të paktën 18 muajsh në luftën kundër COVID. Kalo shprehet se këto kanë qenë 18 muaj të veçantë sepse asnjëherë nuk e ka zhvendosur zyrën e tij nga kjo zonë ku nisi beteja me virusin prej datës 8-9 mars të vitit të kaluar.

“Kohë kovidiane….19.06.2021….Jetë për jetët si dhe sfida ndaj vdekjes, do t’a titulloja postimin tim të sotëm….18 muajt e “betejës me armikun e padukshëm” virusin e Sars-Cov2/Covid-19 shkaktarit të Pandemisë së Covid-19, si dhe përpjekjeve për të shpëtuar sa më shumë jetë të sëmurësh të prekur prej kësaj “flame mbarëbotërore”, do të rrënjosen thellë në kujtesën e gjithkujt nga ne….

Për mua janë 18 muaj tejet të veçantë, sepse i plotëndërgjegjshëm jo vetëm që nuk e çvendosa zyrën time nga “Zona e parë e kuqe në vendin tonë”, aty ku edhe nisi “beteja me armikun e padukshëm” në mbrëmjen e 8-9 Marsit 2020 e ku me siguri edhe do të përfundoj, por përkundrazi jam aty edhe sot e kësaj dite në një sfidë të plotë me të….BESOJ të jetë një rast unik në mesin e MANTELBARDHËVE në Shqipëri dhe më gjërë….

Mëndjeçartësi e imja, siguri e mirëbazuar në njohuritë e mija mbi rrezikshmërinë e sëmundjeve të tilla apo ishte dhe mbetet një sfidë, për të qënë aty pranë të sëmurëve në çdo kohë si dhe për t’u dhënë atyre sa më shumë siguri, për t’u përballur e ngadhnjyer mbi këtë virus jetëlëndues dhe jetëmarrës….Ju them i plotësisht i bindur se ishin këto dy të fundit, i nisur nga dëshira për të dhënë te gjithkush që shpresonte dhe besonte në Punën, Profesionalizmin, Përkujdesjen dhe Përkushtimin tonë si EKIP, një mesazh të madh shprese e besimi, për ngadhnjimin e sigurtë të jetës mbi vdekjen….

Një prani e tillë sillte dhe sjedh më shumë siguri e besim edhe për personelin tonë mjeksor, sepse edhe ato jo pak rrezikuan në këtë betejë dhe e kishin të nevojëshme një mbështetje e ngrohtësi të kësaj natyre.….Fundjavë sa më mbarë miq, të afërm, kolegë dhe bashkëkombas….Together forever!!!”, shkruan Kalo.