zoom

Politikë

Tiranë, sa vota u duhen socialistëve që t’i marrin mandatin PD-së

Po vijon numërimi i votave në Tiranë, ku kanë mbetur pa u hapur 147 qendra votimi. Në kryeqendrën e Shqipërisë rezultati mbetet i pandryshuar në mandate, ku PS ka siguruar momentalisht 18 deputetë, PD 15, LSI 2, dhe PSD 1 deputet.

Shanset që PS të marrë një mandat më shumë duke ia hequr PD-së janë realtivisht të vështira, pasi i duhet të rekuperojë mbi 4385 vota.

Kujtojmë që numri 19 në listën e PS-së është Pandeli Majko, i cili me këtë ndarje mandatesh dhe nëse nuk thyen hersin brenda partisë do të ngelet jashtë Kuvendit.

****

12:00 Rezultati paraprak në Tiranë/ Shpërndarja e deputetëve sipas partive politike! Ja mundësia që PS mund t’i rrëmbejë mandatin e 19-të PD-së.

Në qarkun e Tiranës, i cili përfaqësohet në Parlament me numrin më të madh të deputetëve (36) vazhdon ende numërimi i votave.

Nga numërimi i fletëve të votimit në 1013 Qendra Votimi, nga 1243 në total Partia Socialiste ka marrë 182 204 vota, ndërsa Partia Demokratike 145 765 vota. Pra të majtët në këtë qark kryesojnë me një diferencë votash prej 36439.

Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim ka arritur të sigurojë 22213 vota. Forca e katërt politike është Partia Socialdemokrate, e cila ka marrë deri tani 10446 vota.

Të përkthyer në mandate, PS deri tani ka marrë 18 mandate, PD 15, LSI 2 dhe PSD 1 mandat deputeti.

SI MUND TË NDRYSHOJNË MANDATET

Sipas formulës së D-Hondt, me këto të dhëna Partia Socialiste mund t’i marrë PD mandatin e 19, duke siguruar 1874 vota të tjera.

Votat e marra nga numerimi i 985 Qendrave te Votimit

PS – 176860 vota
PD- 141220 vota
LSI- 21548 vota
PSD- 10446 vota