zoom

Aktualitet

Tiranë/ Adoleshentët plagosin bashkëmoshatarin e tyre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Dy adoleshentë kanë goditur me thikë bashkëmoshatarin e tyre, i cili ndodhet në spital.

Më datë 13.09.2021, rreth orës 15:50, te ish-Nisheraku, dyshohet se në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, dy shtetas të mitur 16-vjeçar me iniciale E. Zh dhe A. A., kanë goditur me mjet prerëse (thikë), bashkëmoshatarin e tyre, shtetasin G. R., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.