zoom

Sport

Tirana mund 3-0 Kastriotin dhe mban kreun

Tirana nuk e pati të vështirë të mbante kreun në ndeshjen përballë Kastriotit. Bardheblutë fituan 3-0 në ‘Air Albania’. Skuadra e Orges Shehit e nisi ndeshjen e kujdesshme por ambicia u shfaq shpejt me goditjet nga jashtë zone. Taulant Seferi arriti të kalojë në avantazh në mesin e pjesës së parë. Ishte një goditje e papritur dhe me shumë fat.

Në fundin e kësaj pjesë mbrojtja e Kastriotit ishte e gjitha larg pozicioneve të saj duke i lënë mundësi sulmit të Tiranës, dhe kombinimi i Ngoo solli golin e dytë për Seferin.

Edhe vetë Ngoo pati rastin e tij për të shënuar dhe e shfrytëzoi saktë dhe pa shumë vështirësi në mesin e pjesës së dytë.

Përballje me rivalitet ishte ajo mes Dinamos dhe Teutës. Djemtë e detit i bënë përpjekjet e tyre për të fituar, por duhet të falenderojnë portierin e Dinamos. Gjatë një goditjeje nga këndi Bakaj në përpjekje për të grushtuar topin jashtë zonës së tij e devijoi në portë.