zoom

Sport

Tirana mbush “arkat”, shet kapitenin tek ekipi që i eliminoi nga Europa

Marsel Ismajlgeci nuk është më lojtari i Tiranës.

Mbrojtësi i krahut do të transferohet në Bosnja-Hercegovina te ekipi i Zrinjski Mostar.

Me këtë skuadër Tirana u përball në eliminatoret e Europa Conference League.

Nga ky transferim, Tirana do të përfitoj 150 mijë euro.

Ismajlgeci është largimi i dytë i rëndësishëm nga kampionët e Shqipërisë pas Redon Xhixhës, i cili do të vijojë karrierën në Azerbajxhan te Qarabag.

22-vjecari është produkt i akademisë së Tiranës dhe që prej sezonit 2020/2021 ka qenë titullar i padiskutueshëm për bardheblutë, duke dhënë kontributin e tij në fitimin e titullit kampion. /zoom.al/