zoom

Aktualitet

Tirana mbulohet nga rëra afrikane, temperaturat tepër të larta…

Në vendin tonë tashmë kanë depërtuar masat ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut, të cilat kanë sjellë jo vetëm temperatura të larta, por edhe prezencë të grimcave të rërës në ajër.


Fotografia e mësipërme është shkrepur paraditen e sotme në Tiranë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, edhe ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e këtyre masave. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, vranësira të pakta kalimtare. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen pa ndryshime ne vlerat minimale dhe rritje në vlerat e mësditës.

Më konkretisht në:
zonat malore 18°C deri në 34°C
zonat e ulëta 24°C deri në 39°C
zonat bregdetare 25°C deri në 36°C