zoom

Slider

Tifozja seksi e Kroacisë pesëfishon ndjekësit e saj në rrjetet sociale

Krahas lojës në fushën e futbollit, botërori i Katarit u luajt edhe në shkallët e stadiumeve.

Dhe një lojtaret më të forta padyshim ka qenë ish-Miss Kroacia, Ivana Knoll, e cila ka bërë xhiron e botës me fotot e saja provokuese në një vend ku rregullat e besimit fetar janë shumë të forta.

Ndeshjet e futbollit të kombëtares kroate – për të cilën Ivana deklaron se është një tifoze e madhe – dhe paradat e gëzueshme nëpër rrugët e Dohas të tifozëve shumëngjyrësh të pranishëm në Kupën e Botës ishin sfondi për ekspozimin e tepruar të të resë kroate.

Një angazhim në gjysmë të rrugës mes pushimeve dhe vetëpromovimit që ka dhënë dividendë, duke qenë se fytyra e Knoll-it është bërë e famshme në çdo cep të planetit, ndërkohë që profili i saj në Instagram është rritur nga 600 mijë ndjekës para Kupës së Botës në gati 3 milionë që janë aktualisht.

Me pak fjalë, modelja e ka bërë mirë llogaritjen e saj dhe është shlyer në mënyrë të kënaqshme – duke pasur parasysh kontratat që ndoshta do të mund të marrë pas përfundimit të turneut – për shkak se ka sfiduar rreziqet që ka pjesëmarrja e saj e këtij lloji.

Me këto premisa, paraqitja me veshjen e veshur nga Ivana në ndeshjen e parë të Kroacisë – kur të gjitha mediat e quajtën “fanse seksi” të Modric dhe shokëve të tij – ishte pagëzimi i zjarrit me autoritetet e Katarit, të cilët në atë moment i shtruan vetes pyetjen nëse ia vlente apo jo ndërhyrja për të censuruar Knoll-in, me të gjitha pasojat e pashmangshme të publicitetit negativ në sytë e opinionit publik ndërkombëtar pas disa muajsh kritikash për ngjeshjen e të drejtave individuale nga Emiratet e Lindjes së Mesme.

Modelja, që disa menduan se ishte një “grua e lehtë”, I ka bërë mirë llogaritë, pasi jo vetëm fansa nga e gjithë bota kanë kontaktuar me të, por edhe disa futbollistë të Katar 2022.