zoom

Të gjitha

Thumbon Erik Lloshi: Ku këndon llumi, s’ka vend për ne

Duke qenë se numri i këngëtarëve të rinj është shtuar shumë së fundmi, këngëtari Erik Lloshi nuk i ka kursyer kritikat e tij në Instagram.

Në një video të gjatë për ndjekësit, ai ka shpjeguar vështirësitë që po kalon çdo këngëtar i vjetër në profesion për shkak të emergjencës Covid-19.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Eriku përmend edhe faktin që lokalet tashmë po marrin këngëtarët e rinj që thjesht e quajnë veten “këngëtarë”, me dy këngë gjithsej.

Madje, ata këndojnë të gjithë repertorin e këngëtarëve të vjetër, pa asnjë të drejtë dhe kështu fitojnë në kurrizin e tyre.

Kjo e ka bezdisur jashtëzakonisht shumë Lloshin, i cili shprehet se në fakt duhet ta kishte pasur më herët këtë reagim. Për më tepër, ai ka nisur një “nismë” duke i ftuar këngëtarë të tjerë t’i bashkohen.

Eriku kërkon që askush të mos pranojë të shkojë në lokalet ku do të performojnë “këngëtarët” e rinj.

“Ku këndon llumi, s’ka vend për ne”- shprehet ai ndër të tjera.

Këtë vit, Erik Lloshi do të jetë pjesëmarrës në “Këngën Magjike” me projektin e ri të titulluar “Ta vodha zemrën”, një këngë ritmike