zoom

Slider

Thomas Tuchel ka 6 kërkesa për Chelsea-n, në krye të listës qëndron ylli i Man City-t

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel do të marrë 200 milionë sterlina për t’i shpenzuar në tregun e transferimeve këtë verë, me pronarin e ri Todd Boehly që thuhet se premton gjashtë nënshkrime të reja.

Amerikani mori klubin nga Roman Abramovich në muajin e kaluar pasi oligarku rus vendosi të shesë klubin e Stamford Bridge në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës dhe sanksioneve të qeverisë britanike.

Tani, Boehly dëshiron të bëjë një deklaratë në dritaren e tij të parë të transferimit në krye dhe, sipas një raportimi në The Telegraph, i ka premtuar Tuchel gjashtë lojtarë të rinj, me kualifikimin në Champions League si objektiv minimal sezonin e ardhshëm.

Ndër objektivat kryesore janë Matthijs de Ligt, Jules Kounde dhe Raheem Sterling, si dhe Jonathan Clauss, Dembele, Richarlison dhe Gabriel Jesus.

Raporti detajon se Tuchel ka mbajtur samite transferimi me pronarin e ri, pasi Blutë synojnë suksesin në sezonin 2022-2023.

Raportet nga Italia thonë se qendërmbrojtësi i Juventusit, De Ligt nuk do të nënshkruajë një kontratë të re me klubin, dhe Blutë janë të interesuar për një lëvizje për holandezin.

Mbrojtësi i Sevillas, Kounde ka qenë një objektiv afatgjatë i Chelseat dhe mund të transferohet në Londrën perëndimore, ndërsa francezi Clauss – aktualisht në Lens – është një opsion në krahun e djathtë.

Më tej në fushë, e ardhmja e Sterling nga City nuk është aktualisht e qartë – ndërsa sulmuesi i Everton, Richarlison është lidhur me një largim nga Goodison Park.

Dembele i Barcelonës – me të cilin Tuchel ka punuar në Borussia Dortmund – thuhet se po shqyrton gjithashtu opsionet e tij, ndërsa Jesus mund të largohet nga City pas afrimit të Haaland. /zoom.al/