Aplikacion
Sipas mjekut, dy thika i kanë prekur pak mushkërinë Korreshit, ndërsa Gazmir Bullari, ka një thikë në bark duke i prekur zorrët dhe stomakun.
‘Kryetari ishte plagosur me 2 thikë në toraks, ka ikur në spitalin e Traumës. Shoferi hyri në sallë, tani është jashtë rrezikut për jetën në reanimacion’- thotë mjeku.
Kokoneshi u godit 4 herë në shpatull, ndërsa shoferi i tij është plagosur 5 herë me thikë në bark.
Autori i plagosjes është Ergest Xhelili. Ai qenë për 4 vite punonjës i IT-së në Bashkinë e Divjakës dhe më pas ishte shkarkuar nga puna.
Ky vendim u pasua me largimin nga puna të bashkëshortes së Xhelilit, Besa Xhelili, e cila ishte drejtoreshë e Poliklinikës së Divjakës. Tashmë Xhelili ndodhet pas hekurave. Ai qëlloi fillimisht me thikë Kokoneshin dhe më pas shoferin e tij, Gazmend Bullari që ndërhyri për t’i ndarë.