zoom

Aktualitet

Thaçi mohon akuzat në Hagë, Jam i pafajshëm

 

Shkurt dhe prerë, ish- presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mohuar para trupës gjykuese të Gjykatës Speciale të Hagës  të 10 akuzat që rëndojnë ndaj tij për krime lufte! Ndryshe nga ish- kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, Thaçi është treguar i kursyer në fjalët e tij duke lënë avokatin mbrojtës, David Hooper. “Akuza është krejt e paqëndrueshme dhe deklarohem i pafajshëm plotësisht për të gjitha pikat e akuzës”, ishte kjo fjalia e vetme e presidentit të dorëhequr të Kosovës në Hagë, ndërkohë avokati i tij ka pasur kritika për praktikat e ndjekura nga kjo Gjykatë.  

Së pari, avokati ka deklaruar se mbrojtja nuk është njoftuar në kohë, çka ka bërë që të mos paraqitej me ekipin e plotë të avokatëve. Kritika ka pasur edhe për akt-akuzën e përgatitur nga Prokuroria, sipas të cilit janë hequr dy akuzat kryesore për të cilat është ngritur kjo gjykatë, ajo e trafikut të organeve dhe ‘shtëpia e verdhë’ në Burrel, akuzat më të bujshme të ngritura nga Carla Del Ponte në një librë dhe në raportin e Dick Marty. Hooper kërkoi që Thaçi të gjykohej i lirë, pasi sipas tij Thaçi është person me integritet dhe ndershmëri, që i ka shërbyer vendit të tij dhe në kohë paqe, por shtoi se këtë kërkesë do ta zyrtarizonte në momentin që do të merrte një përgjigje me shkrim lidhur me heqjen e atyre dy akuzave nga Prokuroria. 

Kritika e tretë e avokati britanik lidhet me faktin se në këtë Gjykatë, e ngritur nga Kosova në bashkëpunim me BE-në, me qëllim hetimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së, nuk ka asnjë simbol të shqiptarëve, as shqiponjën e zezë mbi të kuqe dhe as ndonjë veshje karakteristike të shqiptarëve, duke kërkuar që kjo vërejtje e tij të merret parasysh.

Ish- presidenti Hashim Thaçi akuzohet për 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç’njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1991.

lg.php.gif

Ndërkohë më herët para tij, në orën 11:00 para trupës gjykuese të Gjykatës Speciale në Hagë doli ish- kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi. Ai u mbrojt vetë, duke thënë se akuzat nuk qëndrojnë, se është trajtuar nga kjo Gjykatë si kriminel, ku në një moment edhe është përlotur pasi sipas tij të cilësosh “UÇK si një organizatë kriminale” është fyesuese. Seancat do të pasohet nga Kadri Veseli të martën ora 15:00, e të mërkurën me Rexhep Selimin në orën 11:00.