zoom

Slider

Teuta shtang Partizanin, fiton dhe largohet nga zona e ftohtë

Teuta arriti një fitore me vlera të mëdha në stadiumin Partizani duke fituar me shifrat 2-0 ndaj Partizanit.

Me këtë fitore Teuta ngjitet në kuotën e 21 pikëve në vendin e shtatë dhe largohet nga zona e ftohtë me 1 pikë larg Kastriotit.

Mbrojtësi Albion Marku, kaloi “Djemtë e Detiti” në avantazh në minutën e 40’ dhe pjesa e parë u mbull 0-1 për durrsakët.

Në pjesën e dytë Partizani, përpiqet të reagoj, por Teuta mbrohet mirë dhe në minutën e 63 fitoi një penallti.

Sherif Kallaku, paraqitet te pika e bardhë dhe nga 11-m nuk gabon duke dyfishuar shifrat.

Në minutat e mbetura rezultati mbeti i pandryshuar dhe në fund Teuta kthehet me një fitore të çmuar në Durrës. /zoom.al/