zoom

Bota

Terror në SHBA! Nxënësja plagos dy nxënësit dhe anëtarin e stafit të shkollës

Një vajzë e moshës 11 ose 12-vjeçare qëlloi dhe plagosi dy shokë të saj nxënës dhe një anëtar të stafit në një shkollë në shtetin amerikan të Idaho, tha policia.

Nxënësja ende e paidentifikuar, e cila është në klasën e gjashtë, solli një armë në Shkollën e Mesme Rigby në qytetin me të njëjtin emër dhe hapi zjarr.

Të tre personat që pësuan nga ngjarja pritet të mbijetojnë, thanë zyrtarët. Një mësuese arriti ta çarmatosë vajzën dhe e mbajti atë derisa policia e mori në paraburgim, thanë autoritetet.

Akoma nuk dihet motivi i kësaj ngjarjeje. Vajza “nxori një pistoletë nga çanta e shpinës, gjuajti me breshëri plumbash brenda shkollës dhe jashtë”, tha Sherifi i Qarkut Jefferson Steve Anderson, duke shtuar se vajza ishte nga qyteti afër Idaho, i quajtur Falls.

Incidenti po hetohet nga FBI dhe autoritetet hetuese lokale. Një vajzë 12 vjeçe ka rrëfyer se ishin duke bërë mësim, kur në klasë hyri një nxënëse e armatosur, që ka hapur zjarr ndaj njerëzve. Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se do ndërmarrë masa për të forcuar kontrollet mbi përdorimin masiv të armëve.