zoom

Bota

Termet në Greqi, ku ishte epiqendra

Greqia është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter. Lëkundja sizmike është regjistruar në det në perëndim të Tilos në orët e vona të mbrëmjes të së martës.

Sipas Institutit Gjeo-dinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit ishte e vendosur 16 kilometra në perëndim të Tilos dhe thellësia 10 kilometra. Goditjen mw të fortë të këtij tërmeti e kanë ndjerë ishujt Kos dhe Nisyros.

Ky tërmet është shoqëruar nga disa pasgoditje të tjera me madhësi 3.4 dhe 3.3 Rihter.

Gjithashtu një tërmet me madhësi 3.6 Righter u regjistrua në ishullin Kos 6 minuta pas tërmetit me madhësi 5.2 ballë.