zoom

Aktualitet

Tentoi të vriste një person një vit më parë, arrestohet në Itali 34-vjeçari

Një 34-vjeçar është ekstraduar nga Italia, pas bashkëpunimit me Interpol Roma, pasi ishte shpallur në kërkim për një tentativë vrasje, të ndodhur në Marsin e vitit të kaluar në Dibër.

Personi që është esktraduar është Malvin Skarra, ndërkohë që personi që mbeti i plagosur ishte Mirdash Osmani.

“Në vijim të bashkëpunimit mjaft efikas të Interpol Tiranës me Interpol Romën, u bë e mundur kapja në Itali e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar M. S., 34 vjeç, duke u finalizuar me esktradimin e tij drejt vendit tonë.

Shtetasi M. S. është arrestuar nga autoritetet policore në Itali, pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, bazuar në informacionet që dispononte Departamenti i Policisë Kriminale për vendodhjen e këtij personi në Itali.

Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, në vitin 2019, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për këtë shtetas, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.